Home / Kryesoret / Kryeministri Nikolla Gruevski deponon dorëheqjen në Parlament

Kryeministri Nikolla Gruevski deponon dorëheqjen në Parlament

– Lajmi konfirmohet nga kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski i cili me anë të një kumtese informon opinionin se ka pranuar letrën e dorëheqjes së kryeministrit Gruevski.
Lajmi konfirmohet nga kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski i cili me anë të një kumtese informon opinionin se ka pranuar letrën e dorëheqjes së kryeministrit Gruevski. “Në cilësi të kryetarit të  Parlamentit do të veprojë në përputhje me të drejtat dhe detyrimet kushtetuese, ligjore dhe procedurale. Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh angazhimet politike të  liderëve të partive kryesore politike në vend sipas marrëveshjes së 2 qershorit 2015 dhe protokollit të 15 korrikut 2015, si kryetar i Kuvendit do të ndjekë rezultatin e bisedimeve të sotme të ndërmjetësuara nga komuniteti ndërkombëtar. Me shpresë se udhëheqësit politik të Republikës së Maqedonisë do të arrijnë të tejkalojnë sfidat e tyre, në drejtim të zhvillimit të mëtejmë demokratik të vendit. Besoj se në periudhën e ardhshme do të bëhet një hap përpara drejt përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes,  në drejtim të stabilizimit të mëtejmë të situatës së përgjithshme në vend.SHKUP (AA) – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka deponuar sot në Parlament dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, raporton Anadolu Agency (AA).Lajmi konfirmohet nga kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski i cili me anë të një kumtese informon opinionin se ka pranuar letrën e dorëheqjes së kryeministrit Gruevski.

“Në cilësi të kryetarit të Parlamentit do të veprojë në përputhje me të drejtat dhe detyrimet kushtetuese, ligjore dhe procedurale. Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh angazhimet politike të liderëve të partive kryesore politike në vend në bazë të Marrëveshjes së 2 qershorit 2015 dhe protokollit të 15 korrikut 2015, si kryetar i Kuvendit do të ndjekë rezultatin e bisedimeve të sotme të ndërmjetësuara nga komuniteti ndërkombëtar.

Me shpresë se udhëheqësit politik të Republikës së Maqedonisë do të arrijnë të tejkalojnë sfidat e tyre, në drejtim të zhvillimit të mëtejmë demokratik të vendit.
Besoj se në periudhën e ardhshme do të bëhet një hap përpara drejt përmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes, në drejtim të stabilizimit të mëtejmë të situatës së përgjithshme në vend”, thuhet në kumtesën e kryeparlamentarit Veljanovski.

Mbrëmë përmes një konference për mediat, kryeministri Gruevski dha dorëheqje por siç tha ai, ajo do të vlejë 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Gruevski tha se me dorëheqjen e tij respekton Marrëveshjen e Përzhinos e cila ka për qëllim tejkalimin e krizës politike në vend, pjesë e së cilës është edhe dorëheqja e kryeministrit 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *