Home / Kryesoret / Vëllai i komandant Shqiponjës mes dy varreve

Vëllai i komandant Shqiponjës mes dy varreve

Xhelil Rexhepi, vëllai i Komandant Shqiponjës ka postuar një foto në mes dy varreve, vëllaut dhe nënë së tij, e cila ndërroi jetë ditë më parë.

“Miq familjar dhe dashamir pas dhimbjeve dhe mërzisë gjatë këtyre 6 mujve, sa i mirë është ngushëllimi dhe respekti i Juaj ndaj Familjes tonë. Ju me vizitat dhe telefonatat si dhe ngushëllimet e juaja po na i lehtësoni shumë dhimbjen. Lus Allahun e Madhërishëm qe tua shpërblej juve në mënyrën më të mir insha Allah, e vëllaun tim dhe Nënën i bashkoftë Allahu në Xhenet”, shkruan Rexhepi.

Xhemail Rexhepi, i njohur si Komandant Shqiponja, u vra më 23.07.2015 nga Bajram Limani, kryetar i degës së BDI-së në Kumanovë. Ishte kjo një përfundim i përgjakshëm i një zënke politike, pasi i ndjeri kishte përkrahjen e këshillave lokalë, ndërkohë që vrasësi i dyshuar kishte përkrahjen e kryesisë së partisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *