Home / Kryesoret / Vështirësi në komunikacion si pasojë e mospastrimit të rrugëve

Vështirësi në komunikacion si pasojë e mospastrimit të rrugëve

Reshjet e borës në Maqedoni kanë shkaktuar vështirësi të shumta në komunikacion, ndërsa pasojat më të mëdha nga ngricat dhe mospastrimi i dëborës i kanë ndjerë qytetarët, sidomos të moshuarit.

Komunikacioni në rrugët e Tetovës dhe rrethinës zhvillohet në kushte dimërore, me vështirësi por pa ndërprerje.Të paktën kështu janë informacionet zyrtare nga tereni ku nënvizohet se gjatë ditës së djeshme në pjesën më të madhe të rrugëve të qytetit të Tetovës dhe rrugëve për në fshatrat e Malësisë është intervenuar me rërë dhe krypë.

Në klinikën kirurgjikale në Shkupit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dhjetëra persona si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëshqitjet.

“Në klinikën universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi Ohrit” janë paraqitur gjithsej 104 pacientë ku dhjetëra prej tyre janë ankuar se kanë rrëshqitur, nga ato 2 pacientë janë hospitalizuar pasi kanë pasur fraktura. Pacientët e tjerë kanë lloje të ndryshme lëndimesh, fraktura në pjesën e bërrylit dhe një plasaritje të dorës. Te të gjithë këto pacientë janë kryer diagnostifikimet e nevojshme dhe janë lëshuar në kurim shtëpiak”, deklaroi Jasminka Cabukovska Radullovska, Klinika kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”.

Reshjet e dëborës kanë nxitur organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme për të pastruar rruhet me qëllim të shmangies së vështirësive në komunikacion. Nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” thonë se situata është normale dhe se të gjitha rrugët kryesore funksionojnë pa pengesa.

“Në disa rrugë ka gjasa më të mëdha për rrëshqitje, përkatësisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenica – Dellcevë, Vinicë – Berovë, Gostivar-Mavrovë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi- Udovë dhe Katllanovë-Veles. U rekomandohet vozitësve të kenë më shumë kujdes gjatë drejtimit të makinave”, tha Ivan Petrov, Rrugët e Maqedonisë.

Nga kjo ndërmarrje iu është bërë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të mos dalin pa nevojë nga shtëpia.

Ndryshe, të rëshurat e borës që përfshinë rajonin e Pollogut krahas tjerave kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve sidomos në vendet e larta të Malit Sharr. Policia e Tetovës, ka dalur me një apel ku nënvizon se nëse gjatë ditëve të ardhëshme vazhdojnë të reshurat e borës dhe ulen temperaturat atëherë është e mundshme që të paraqiten ngrica dhe orteqe të borës në këto rrugë malore.“Për këtë, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, apelon deri tek vozitësit që të jenë të kujdesshëm kur qarkullojnë në rrugët drejt Strazhës, Mavrovës apo Kodrës së Diellit, dhe në mënyrë obligative duhet që të kenë pajisje dimërore dhe të përshtasin shpejtësinë me kushtet në rrugë. Vozitësve u këshillohet që poashtu në kohë të kontrollojnë rregullshmërinë teknike të automjeteve të tyre parasegjithash ata të cilët kryejnë transport publik, të mos konsumojnë alkool dhe të mos vozisin të lodhur”, thuhet në apelin e Policisë së Tetovës

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *