Home / Kryesoret / Vidhen disa pushkë dhe një pistoletë në Shkup

Vidhen disa pushkë dhe një pistoletë në Shkup

Në një banesë në komunën Karposh të qytetit të Shkupit janë vjedhur disa armë të llojit pushkë dhe një pistoletë, me çka është shkaktuar dëm prej 900 mijë denarësh, njofton Telegrafi.

Rastin në Polici e ka paraqitur personi me iniciale I. M 51 vjeçar, i cili ka deklaruar se njeri i panjohur, gjatë mbrëmjes, ka hyrë në banesë dhe ka vjedhur armë. Hajni ka hapur derën me mjet të fortë, ka kontrolluar gjithçka dhe ka arritur që të gjej pushkët dhe pistoletën.

Sipas personit I. M, është vjedhur një pushkë e kalibrit 22mm, me shënjestër optike, pushkë gjuetie ‘’Karabina’’ e kalibrit 7mm, me shënjestër optike, një pushkë tjetër gjuetie ‘’Karabina’’, me shënjestër optike, si dhe një pistoletë e kalibrit 9mm.

SPB e Shkupit ka ndërmarrë hapa konkret për gjetjen e keqbërësit dhe sqarimin e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *