Home / Kryesoret / Votues me letërnjoftime falso në Kërçovë, Veles, Kavadar… Si realizoheshin skenaret

Votues me letërnjoftime falso në Kërçovë, Veles, Kavadar… Si realizoheshin skenaret

Lidhur me manipulimet në zgjedhje janë zbardhur të dhëna të reja skandoze, ku janë të përfshirë zyrtarë të policisë nëpër komuna, inspektorë të Drejtorisë së të Hyrave Publike dhe zyrtarë të tjerë. Sipas të dhënave të publikuara dhe të dokumentuara, votuesit në ditën e zgjedhjeve në Maqedoni janë transportuar për të votuar nga një qytet në qytet tjetër, transmeton INA.

Votues nga qyteti i Kavadarit pas votimit në qytetin e tyre, janë transportuar për të votuar në Shkup. Këtë e kanë bërë me letërnjoftime false, ndërsa transportin e ka organizuar kryetari i unionit të të rinjve të VMRO-DPMNE dhe një inspektor i Drejtorisë së të Hyrave Publike.

Në banesën e një të punësuari në MPB në Kërçovë janë lajmëruar 20 njerëz që kishin votuar dy herë me letërnjoftime false. Votues me letërnjoftime false janë regjistruar edhe në banesat e të punësuarve në MPB dhe policinë kufitare.  Po ashtu edhe votues nga Shën Nikolla janë regjistruar duke votuar sërish në Shkup, po ashtu me letërnjoftime false. E njejta gjë ka ndodhur edhe në banesat e funksionarëve lokal të VMRO-së në Veles, edhe ate në shtëpinë e një deputeti janë regjistruar votues fantom.  Këto të dhëna janë publikuar nga disa portale informative maqedonase, të cilët kanë theksuar se në procesin e manipulimeve dhe votimeve false nuk kanë qenë vetëm votuesit nga Pusteci i Shqipërisë.  (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *