Home / Kryesoret / Vritet refugjati gjatë zënkës në kufirin Greqi-Maqedoni

Vritet refugjati gjatë zënkës në kufirin Greqi-Maqedoni

Një refugjat është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar sot gjatë një zënke midis emigrantëve në palën greke të kufirit drejt Maqedonisë, publikoi edicioni elektronik i gazetës athinase “Katimerini”.

Sipas gazetës, zënka, e cila ka ndodhur herët në mëngjes, ka filluar midis një grupi emigrantësh të cilët kanë pritur në kufi për hyrje në Maqedoni. Shkaqet për rrahjen nuk janë të njohura.

“Katimerini” thekson se në njëzetë e katër orët e fundit nga Greqia në Maqedoni kanë kaluar rreth 2.000 refugjatë, duke shtuar se kalimi i kufirit zhvillohet pa ngecje.

Disa organizata joqeveritare dhe aktivistë reagojnë pasi që refugjatët nuk vendosen në kampin e përkohshëm në fshatin kufitar Idomeni, por presin në një pompë benzine rreth 20 kilometra nga kufiri.

Sipas policisë greke, në kampin e përkohshëm në Idomeni janë vendosur rreth 500 refugjatë, ndërsa në pompën e benzinës presin 39 autobusë me gjithsej 2.000 persona, të cilët janë duke pritur që të transferohen në zonën neutrale të kufirit midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *