Home / Kryesoret / Vuçiq telefonon Mustafën, ofron ndihmë për vërshimet në Kosovë

Vuçiq telefonon Mustafën, ofron ndihmë për vërshimet në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij nga Kosova, Isa Mustafën, rreth zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe vazhdimit të dialogut.

Kryeministri serb me këtë rast, siç thuhet në një njoftim të Qeverisë së Serbisë, i ka ofruar ndihmë Mustafës për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit në disa rajone të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, deri më tani një bisedë e tillë ende nuk është konfirmuar publikisht nga kabineti i kryeministrit Isa Mustafa. /lajmi.net/

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *