Home / Kryesoret / Vullnet Ameti e uroi shkrimtarin Ismail Kadare për ndarjen e Urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez François Hollande

Vullnet Ameti e uroi shkrimtarin Ismail Kadare për ndarjen e Urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez François Hollande

Në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në emrin tim personal, i shpreh urimet më të përzemërta dhe vëllazërore z. Kadare, për dekorimin e Tij, me Urdhrin ,,Komandant i Legjionit të Nderit”, nga Presidenti i Francës, z. François Hollande.

Ismail Kadare, shkrimtari që e ngriti në piedestal letërsinë shqipe, e krijoi hartën e një kulture të tërë me përmasa universale.

Sikurse thotë edhe Dominique Fernandez: “Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike, dhe, me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve, dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura”.

Po ashtu, në emër të Universitetit, i shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë presidentit francez, z. François Hollande, për vlerësimin e Tij për veprën e gjeniut të letrave shqipe, romancierit më të shquar të kohës sonë, përfaqësuesit më të denjë të letërsisë dhe kulturës sonë gjithëkombëtare.

Ne, komuniteti akademik, studentët dhe inteligjencia shqiptare jemi të nderuar dhe me fat që jetojmë në epokën e Kadaresë, krijimtarisë së shumanshme të tij, që vetëm një shkrimtar si ai di ta krijojë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *