Home / Sport / Xhaka mund të shitet, konfirmon Gladbachu

Xhaka mund të shitet, konfirmon Gladbachu

Drejtori i Borussia Monchengladbach, Max Eberl, thotë se klubi i tij do të jetë i detyruar që të shqyrtojë cilën do ofertë të madhe për mesfushorin Granit Xhaka.

Klubet më të mëdha evropiane janë vënë pas Granit Xhakës, ndër to Liverpooli, Arsenali dhe Interi.

Xhaka ka kontratë afatgjate me Gladbachun, por drejtori i klubit gjerman nuk e hedhë poshtë shitjen e tij, transmeton Telegrafi.

“Varet nga suksesi jonë sportiv, varet nga performancat e Granitit dhe nga shumat që do të ofrohen”.

“Nëse këto arrihen në një nivel të caktuar, atëherë ne mund të joshemi. Ka situata ku secili klub bën konsiderimet e veta”.

“Eshtë në dorën tonë. Si qëndrojnë gjërat, ne jemi të kënaqur që e kemi atë me ne dhe shpresoj që ai do të qëndrojë edhe një kohë të gjatë”, potencoi Eberl.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *