Home / Kryesoret / Zaev: Bashkërisht ta kthejmë demokracinë, lirinë dhe vlerat në vendin tonë

Zaev: Bashkërisht ta kthejmë demokracinë, lirinë dhe vlerat në vendin tonë

Deklarata e Nikolla Gruevskit  flet qartë se  për shkak të tij dhe partisë që ai drejton, nuk janë përmbushur  pikat kyçe që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës, e cila sipas kreut të opozitës Zoran Zaev është e qartë dhe kërkon kushte për proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.

“Deklarata e Gruevskit është pranim se për shkak të tij dhe partisë së tij nuk janë zbatuar çështjet kryesore të Marrëveshjes së Përzhinos. Që të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos plotësisht, është e domosdoshme që listat zgjedhore të jenë kristal të pastra dhe procesi parazgjedhor. Njeriu i cili ka vendosur për jetë a vdekje, vendosi që kush mund të jetojë i lirë në Maqedoni e kush jo”, u shpreh lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që siç ka thënë ai, “bashkërisht ta kthejmë demokracinë, lirinë dhe vlerat evropiane të vendit tonë”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *