Home / Kryesoret / Zaev: Nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje

Zaev: Nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje

Ndërsa vetëm tre ditë para skadimit të afatit për dorëheqjen e Nikolla Gruevskit dhe për zgjedhjen e kryeministrit të ri, partitë politike vazhdojnë të jenë të ndarë në qëndrime nëse duhet apo jo zgjedhjet në mbahen në afatin e paraparë.

“Unë dhe i tërë opinioni e dimë se nuk janë krijuar kushtet që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike. Ardhja e komisionerit Han lidhur me pikën e Marrëveshjes së Përzhinës që ka të bëjë me zgjedhjen e kryeministrit të ri më 15 janar, është e vonuar. Është e vonuar sepse nuk mundet që Gruevski më 15 janar të jap dorëheqje dhe të njëjtën ditë të zgjidhet kryeministri i ri. Në këtë rast kemi të bëjnë më shkeljen e afateve. Megjithatë, ardhja e Hanit është një ndihmë e madhe dhe presim që të saktësohen afatet deri në realizimin e detyrave të Përzhinës”, dekaroi Zoran Zaev për portalin “Prizma”.

Zaev thotë se për LSDM-në me rëndësi është që 100 ditë para zgjedhjeve të ketë kryeministër të ri. Data e zgjedhjeve si edhe rrjedhshmëria e zbatimit të Marrëveshjes pritet të saktësohen gjatë vizitës së komisionerit Johanes Han i cili është edhe ndërmjetësi kryesor dhe garantues i Marrëveshjes për nxjerrjen e vendit nga kriza politike.

Euro-deputeti Riçard Hovit nuk përjashton mundësinë që zgjedhjet e prillit të mos vlerësohen si të besueshme nëse ato mbahen me ngecje të shumta dhe pa u zbatuar të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinës. Hovit  thotë se kjo javë do të jetë vendimtare për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 24 prillin e këtij viti, ashtu siç ishin marrë vesh liderët e katër partive kryesore politike.

“Gjatë kësaj jave do të marrim vesh nëse mbetet e njëjtë data e 24 prillit, meqë është e qartë se ka mosmarrëveshje mes partive. Që zgjedhjet të jenë korrekte dhe të besueshme dhe që të sigurohet zgjidhje e vërtetë demokratike, do të duhet të zbatohen edhe elementet e tjera të marrëveshjes. Situata e deritanishme shpalos mundësi që zgjedhje të ketë, por se a do të perceptohen si demokratike dhe të barabarta, nuk jam i sigurt. Se a do të sigurojnë zgjidhje demokratike, nuk jam i sigurt, nuk jam i sigurt”, deklaroi Riçard Houit, Deputet në Parlamentin Evropian.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *