Home / Kryesoret / Zaev: Zgjedhjet mund të shtyhen për në qershor ose shtator

Zaev: Zgjedhjet mund të shtyhen për në qershor ose shtator

Kreu i opozitës Zoran Zaev insiston për shtyrjen e afatit të zgjedhjeve. Ai madje thotë se shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve do ta diskutojë edhe me komisionerin për zgjerim Johanes Han I cili pritet të vizitojë Shkupin gjatë javës që vjen. Sipas Zaev shtyrja eventuale e zgjedhjeve varet nga marrëveshja me Han-in, por pa përjashtuar edhe nënshkruesit tjerë të marrëveshjes politike të qershorit. Zaev si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, përmendi shtatorin.

“Tash për tash nuk ka marrëveshje konkrete për shtyrje të datës së zgjedhjeve të caktuar për 24 prill. Në organizatat tona komunale ndoshta kemi folur rreth afateve se deri kur mund të bëhet pastrimi i listës zgjedhore dhe asaj se kur mund të arrihet zgjidhje për mediat. Rreth datës konkrete do të diskutojmë në takimin me Johanes Han-in në Shkup, mirëpo kjo nuk do të thotë se zgjedhjet nuk do të mbahen në prill ose qershor. Ndoshta do të merremi vesh që data ideale për zgjedhje të jetë shtatori. Këtë duhet ta diskutojmë me komisionarin evropian dhe me nënshkruesit tjerë të marrëveshjes së Përzhinës. Nëse do të kem garanci se zgjedhjet do të jenë të barabarta dhe demokratike, atëherë ato mund të mbahen me 24 prill”, ka thënë Zoran Zaev për agjencinë e lajmeve “Meta”

Nga ana tjetër, tre liderët tjerë nënshkrues të marrëveshjes politike Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi janë treguar këmbëngulës që zgjedhjet

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *