Home / Kryesoret / Zaev:Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill

Zaev:Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill

Zoran Zaev tha se LSDM-ja opozitare nuk do të rrijë duarkryq nëse partitë në pushtet vendosin të shkojnë në zgjedhje më 24 prill pa pastrimin e listës zgjedhore dhe marrëveshjes për reforma në media. Zaev megjithatë nuk precizoi se çfarë masash do të ndërmarrin nëse pushteti insiston për mbajtjen e zgjedhjeve edhe pa opozitën.

“Zgjedhjet më 24 prill nuk do të ketë dhe e dyta LSDM është mjaftë e fuqishme dhe të vendosur se pas të këtyre proceseve të hapura për ‘E Vërteta për Maqedoninë’ të mos jemi vetëm vëzhgues të partive qeveritare, ne nuk e kemi në plan që në televizione të shikojmë zgjedhje të njëanshme të organizuara nga ana e qeverisë, për të pasur zgjedhje duhet të ketë zgjedhje, nuk mundet vetëm partitë qeveritare të dalin në zgjedhje por as ndër mend nuk na bie por as e mendojmë se mund të shkohet në zgjedhje të njëanshme”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Për LSDM-në zgjedhjet do të mbahen atëherë kur do të krijohen kushtet dhe për të njëjtat duhet të vendosë KSHZ-ja

“KSHZ-ja është ajo që për herë të parë ka tre ekspert të pavarur, është pikërisht ajo që do të tregojë një termin të saktë se kur do të përfundojë pastrimi listave zgjedhore dhe në përputhje me ato do të mund që ta projektojmë ditën e zgjedhjeve. Por mos të harrojmë se gjendja e mediumeve duhet të zgjidhet dhe atë çka e kërkojmë është që të pranohet propozimi i bashkësisë ndërkombëtare çka është e vendosur në tavolinë”, theksoi
Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Për dallim nga qëndrimi i LSDM-së opozitare, partitë qeveritare përfshirë edhe PDSH-në insistojnë që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, konform marrëveshjes së Përzhinës. Në tentim për të tejkaluar mosmarrëveshjet mes pozitës dhe opozitës, në shkurt komisionari për zgjerim Han do të qëndrojë në Shkup.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *