Home / Kryesoret / Zhvillohet mbledhja e 32 e Këshillit të komunës

Zhvillohet mbledhja e 32 e Këshillit të komunës

Në kuadër të mbledhjes së 32 të Këshillit të komunës, këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan raporte, programe pune dhe plane financiare të institucioneve që janë në kompetencë të komunës.

Fillimisht u shqyrtua dhe u miratua raporti vjetor i realizimit të buxhetit të komunës së Tetovës për periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2015. Siç u tha nga përfaqësuesit e sektorit për financa, ky raport pasqyron të hyrat dhe shpenzimet e planifikuara, të cilat janë realizuar sipas planifikimeve. 

Këshilltarët në vazhdim të punës së këshillit gjerësisht debatuan rreth programit të punës së NPK Tetova gjatë vitit 2016, duke u ndalur në analizat të thukta te programet e njësive punuese të kësaj ndërmarrjeje, siç janë higjiena komunale, ujësjellësi e kanalizimi, higjiena publike, etj.

Emërues i përbashkët i diskutimeve të zhvilluara për këto pike ishte se ndërmarrja publike ka bërë hapa të rëndësishëm në realizimin e objektivave të saja, duke e rritur cilësinë e shërbimeve dhe duke e shtrirë aktivitetin e saj edhe në vendbanimet fshatare të malësisë së Tetovës. Gjithashtu nga menaxhuesit e ndërmarrjes u tha se po punohet me intensitet në realizimin e projektit të ujësjellësit të ri të qytetit, që parashihet të përfundojë diku në muajin Shtator të këtij viti. 

Me përfundimin e punëve të këtij projekti kapital të komunës, rrjetit të ujësjellësit do t’i shtohet sasia prej 200litra ujë në sekondë, me çka do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të qytetarëve të Tetovës. 

Në mbledhjen e sotme këshilltarët e komunës së Tetovës i shqyrtuan dhe i miratuan vendimet e planeve financiare vjetore të shkollave fillore komunale dhe të shkollave të mesme të Tetovës si dhe planin financiar të Kopshtit të fëmijëve në Tetovë për vitin 2016.

Këshilltarët në këtë mbledhje miratuan edhe vendime që kanë të bëjnë me dhënien e ndihmës financiare për disa qytetarë të cilët kanë pësuar nga fatkeqësitë elementare në Tetovë, por edhe ndihma të natyrave të tjera me qëllim që tu dilet në ndihmë atyre që më së shumti kanë nevojë për mbështetje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *