Home / Lajme / Botë / “Zika” mund të shndërrohet në kërcënim më të madh se virusi Ebola
NEW YORK (AA) –Virusi Zika i cili aktualisht po paraqet një kërcënim shëndetësor në botë, mund të shndërrohet në problem më të madh se sa virusi vdekjeprurës Ebola, i cili gjatë vitit të kaluar shkaktoi mbi 11 mijë të vdekur në Afrikë. ( WF Sihardian - Anadolu Ajansı )

“Zika” mund të shndërrohet në kërcënim më të madh se virusi Ebola

Virusi Zika i cili aktualisht po paraqet një kërcënim shëndetësor në botë, mund të shndërrohet në problem më të madh se sa virusi vdekjeprurës Ebola, i cili gjatë vitit të kaluar shkaktoi mbi 11 mijë të vdekur në Afrikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Specialisti për sëmundje infektive, Jeremy Farrar, i cili njëherësh është shef i organizatës “Wellcome Trust”, njëra nga qendrat më të mëdha hulumtuese në botë, ka deklaruar për britaniken “The Guardian” se akoma nuk është zbuluar ndonjë vaksinë kundër këtij virusi dhe sipas të gjitha gjasave kjo nuk do të ndodhë në ndonjë të afërme të shpejtë.

“Problemi i vërtetë qëndron në faktin se testimi i vaksinës duhet të bëhet në gratë shtatzëna, që paraqet një ankth të vërtetë. 80 përqind e të sëmurëve nuk shfaqin asnjë simptomë dhe kjo e vështirëson ndjekjen e sëmundjes’’ ka thënë ai.

Ekspertët nga ana e tyre alarmojnë se mushkonja “Aedes Aegypti” e cila bart virusin po shumohet dukshëm, ka thënë më tej Farrar.
Virusi Zika i cili bartet nga mushkonja te njeriu, për herë të parë u regjistrua në Ugandë në vitin 1940 nga ku u përhap në tërë Afrikën dhe më vonë në paqësorin e Jugut dhe Azi, si edhe në Amerikën Latine.

Nga shkaku i udhëtimeve të shpeshta në rrafsh global, shkencëtarët frikësohen se virusi mund të shfaqet kudo në botë.

Simptomat e virusit janë ethet, dhimbje në sy, në muskuj, dhimbje koke dhe të vjella. Simptomat zakonisht shfaqen tre deri në shtatë ditë pas kafshimit nga mushkonja.

Përveç bartjes së tij nga mushkonjat, virusi bartet edhe gjatë marrëdhënieve intime dhe transfuzionit të gjakut. Së fundmi, përhapja e këtij virusi u rrit në Brazil vitin e kaluar ku u regjistruan 2.400 të infektuar.

Ajo që është konstatuar është se virusi Zika mund të çojë në zhvillimin jo të plotë të trurit të foshnjave.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *