Home / Kryesoret / Zjarri shkatërron xhaminë gjysmëshekullore në Sakarya të Turqisë

Zjarri shkatërron xhaminë gjysmëshekullore në Sakarya të Turqisë

Xhamia Yuzevler në qendër të qytetit Sakarya në Turqi mbrëmë vonë është përfshirë nga zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarrfikësve u janë dashur tre orë që të shuajnë zjarrin, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, stuhia e flakëve kishte shkatërruar në tërësi objektin fetar .

Zyrtari lokal në Sakarya, Suleyman Yildirim, tha se bëhet fjalë për xhaminë të ndërtuar në vitin 1966, dhe siç informoi zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Zjarri katastrofal na pikëlloi, por e mira e gjithë kësaj është se nuk pati viktima në njerëz. Populli dhe shteti do ta riparojnë këtë objekt të rëndësishëm” tha Yildirim.

Kryetari i komunës, Aydin Yilmazar, ka deklaruar se po kryen hetime për të zbardhur arsyet e zjarrit, por siç tha hetimet e para flasin për difekt në rrjetin elektrik.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *