Home / Lajme / Botë / Zogjtë Flamingo nga i ftohti u strehuan në digën e liqenit Ivriz
KONYA (AA) - Për shkak të motit të ftohtë zona ku gjenden zogjtë Flamingo është ngrirë dhe ato migruan në digën e liqenit Ivriz, ndërkaq në këtë mënyrë mundohen të shpëtojnë nga kushtet e vështira të dimrit. ( Yavuz Görür - Anadolu Ajansı )

Zogjtë Flamingo nga i ftohti u strehuan në digën e liqenit Ivriz

Për shkak të motit të ftohtë zona ku gjenden zogjtë Flamingo është ngrirë dhe ato migruan në digën e liqenit Ivriz, ndërkaq në këtë mënyrë mundohen të shpëtojnë nga kushtet e vështira të dimrit, raporton Anadolu Agency (AA).

Acari në të gjithë vendin është duke ndikuar negativisht edhe në jetesën e shpezëve. Flamingot, për të cilët janë shkruar këngë edhe në gjuhën popullore turke siç është Alli Turna, në mënyrë që të mbijetojnë nga i ftohti kanë ardhur në digën e liqenit Ivriz.

Rreth 200 flamingo të cilët janë mbledhur në digë, kërkojnë shpëtim nga uria, i ftohti dhe nga kafshët grabitqare.

Prefekti i çarkut Halkapinar Erdal Çetinbash, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se veçanërisht në sezonin e migrimit flamingot, pelikanët e bardhë, patat, rosat dhe zogjtë shtegtarë përkohësisht qëndrojnë në digën Ivriz.

Duke treguar se në digën zogjtë ushqehen, pushojnë dhe disa lloje shumohen, Çetinbash tha se në këtë kohë të vitit të kaluar kishin ardhur rreth 300-400 flamingo dhe qëndruan këtu për rreth një javë.

“Në kohën e migrimit flamingot këtë vend e përdorin për të pushuar, si një hotel. Ndërsa dimrit kur temperaturat ulen në minus 20 gradë celsius, uji i digës është 8 ose 10 gradë. Kjo tregon se flamingot këtë vend e preferojnë për t’u mbrojtur nga i ftohti”, thotë Çetinbash.

Prefekti shpjegon se i kanë marrë masat e nevojshme për mbrojtjen. Ai tha se sidomos gjuetarët duhet të jenë më të ndjeshëm dhe të respektojnë rregullat e gjuetisë, posaçërish në këto ditë kur jetesa e shpezëve është shumë e pafuqishme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *