Home / Kryesoret / Zoran Zaev bën thirrje për bashkim nën një platformë

Zoran Zaev bën thirrje për bashkim nën një platformë

Kryetari i opozitës së bashkuar maqedonase, Zoran Zaev, ka reaguar ndaj zhvillimeve të djeshme politike në vend.

Zoran Zaev ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje demokratike të drejta pa regullimin e standardeve profesionale të mediumeve, si edhe pa pastrimin e listave zgjedhore nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nuk mund të ketë zgjedhje të regullta në republikën e Maqedonisë.

Sipas tij, ‘kjo patologji e diktuar nga Nikolla Gruevski dhe e përkrahur nga partneri i tij qeveritar, Ali Ahmeti, paraqet dhunë ndaj pavarësisë së KSHZ-së, duke bërë të ditur se në ditët në vijim organet e LSDM-së dhe opozitës së bashkuar do të sjellin vendime për pjesëmarrje në qeveri dhe për hapat e ardhshëm.’

Zaev u bëri thirrje ‘të gjitha grupimeve demokratike të të gjitha etnive, intelektualve, gazetarëve, luftëtarëve të lirisë dhe demokracisë, të bashkohen nën një platformë të përbashkët për shpëtim të Maqedonisë’ shprehet në mes tjerash Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *