Home / Kryesoret / Zulfi Adili:Pa përmbushjen e kushteve, ska zgjedhje të lira

Zulfi Adili:Pa përmbushjen e kushteve, ska zgjedhje të lira

Deputeti Zulfi Adili në emisionin 10 minuta u shpreh kundër asaj që zgjedhjet të mbahen më 24 prill. Sipas tij, nuk mund të shkohet në zgjedhje pa u përmbushur pikat e Marrëveshjes së Përzhinës.

“Nëse shkohet në zgjedhje në këtë formë, kështu siç tentojnë të shkojnë këta pa marrëveshje reale, pa i implementuar të gjitha pikat e Përzhinës, atëherë do të kemi apo nuk do kemi institucione në këtë shtet. Dhe unë mendoj se nëse ky shtet duhet të rikthehet në normalitet nuk duhet të ketë zgjedhje pa u implemtuar pikat e Përzhinës. Sepse mekanizimin që e ka KSHZ, dhe vet KSHZ e thotë se nuk ka kohë për kaq kohë të pastrohen listat”, tha Adili.

Deputeti Adili u shpreh i habitur duke thënë se “Si mundet një parlament që u shpërbë para dy ditëve, sot të zhvillojë seancë dhe të marrë vendime.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *