Home / Kryesoret / Zvicra nuk frikësohet nga Kosova për yjet

Zvicra nuk frikësohet nga Kosova për yjet

Federata e Futbollit e Zvicrës nuk frikësohet nga mundësia që Kosova pas pranimit në UEFA e FIFA t’ia marrë yjet e saj që kanë rrënjë nga Kosova: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami.

Në federatën zvicerane thonë se futbollistët me rrënjë nga Kosova do t’ia kthejnë me të mirë Zvicrës favoret që i kanë pasur e i kanë nga ky vend, shkruan sot Koha Ditore.

“Shumica e lojtarëve duan të luajnë për Zvicrën për shkak të asaj se çfarë ka bërë Zvicra dhe Federata e Futbollit e Zvicrës për ta. Ata nuk duan vetëm të përfitojnë, por t’i kthejnë diçka vendit që i ka dhënë aq tepër atyre. Ka shumë njerëz të mirë”, ka thënë të dielën për gazetën zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah.

Von Ah ka theksuar se pos futbollistëve si Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, Zvicra ka dhënë shumë edhe për futbollistët tjerë nga Kosova që kanë zgjedhur të luajnë për shtete tjera, Shqipërinë e Kosovën.

Numri i futbollistëve nga Kosova që kanë luajtur deri në U-21 të Zvicrës e që përfaqësojnë Shqipërinë është i madh. Në këtë grup bëjnë pjesë lojtarë si Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Migjen Basha, Shkëlzen Gashi.

“Por, ka disa që ndiejnë se nuk do të mund të ftohen kurrë te Zvicra. Kështu që vijnë me kërkesë nëse ne mund t’i dorëzojmë të dhënat e tyre personale te Federata e Futbollit e Shqipërisë në mënyrë që të luajnë për Shqipërinë nëse seleksionuesi i Shqipërisë i do ata. Këtë e kemi bërë shumë herë”, ka theksuar Von Ah.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *