Home / Kryesoret / Zv/ministri i Financave, Naumov: Maqedonia ka borxh prej 4 miliardë e 224 milionë euro

Zv/ministri i Financave, Naumov: Maqedonia ka borxh prej 4 miliardë e 224 milionë euro

Zëvendës ministri i Financave dhe kryetar i komisionit të fincancave të LSDM-së, Kire Naumov sot në Gostivar tha se borxhi publik ka arrtitur në 4 miliardë 224 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, Naumov tha se ky është borxhi më i madh publik në vend që nga pavarësia, transmeton TetovaSot.

“Kjo do të thotë se tashmë në të dhënat e tyre rezulton se borxhi është 47 për qind nga prodhimi i brendshëm bruto. Vetëm në këto muajt e fundit, gjegjësisht në 90 ditë e vitit të kaluar, kjo qeveri na ka futur në borxh për tre milionë euro në ditë”, tha Naumov.

Sipas tij, nëse vazhdon huamarrja në mes të vitit do të arrijë 50 për qind nga PBB

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *