Home / Kryesoret / Мinistri Izairi hapi projektin për menaxhim më efikas me shërbimet për furnizim me ujë, grumbullim dhe trajtim të ujërave të zeza urbane

Мinistri Izairi hapi projektin për menaxhim më efikas me shërbimet për furnizim me ujë, grumbullim dhe trajtim të ujërave të zeza urbane

Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot hapi punëtorinë e parë të projektit “Reforma në sistemin e furnizimit me ujë, grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza urbane në nivel lokal“, me të cilin do të mundësohet menaxhim më efikas dhe më efektiv me shërbimet për furnizim me ujë, grumbullim dhe trajtim të ujërave të zeza urbane në të ardhmen.

– Projekti ka për qëllim t’u ndihmohet Ndërmarrjeve publike komunale në përmirësimin e organizimit të tyre, menaxhimit, efikasitetit dhe stabilitetit financiar dhe përmirësimin e mjeteve operative për ofrimin e shërbimeve të ujit në nivel lokal. Me këtë projekt janë përfshirë Ndërmarrjet publike komunale nga qyteti i Shkupit dhe nga komuna e Tetovës, Gostivarit, Manastirit, Kavadarit, Dibrës, Radovishit, Kërçovës, Berovës dhe Kumanovës – theksoi ministri Izairi në fjalimin e vet, duke theksuar se në një pjesë të madhe të aktiviteteve do të përfshihen edhe Ndërmarrjet publike komunale nga komunat tjera.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në janar të këtij viti e miratoi Ligjin për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve të ujit, me çka aplikoi procedure të re në miratimin e çmimeve të të njejtave. Me këtë projekt do të sigurojmë mbështetje të Ndërmarrjeve publike komunale në procesin e përshtatjes dhe implementimit të detyrimeve që dalin për to nga ky ligj. Më këtë reformë në sektorin e ujërave, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor, beson se konsiderueshëm do të përmirësohet efikasiteti në punën e Ndërmarrjeve publike komunale dhe cilësia e shërbimeve të ujit që i ofrojnë.

Projekti është inicuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të programit IPA, ndërsa është implementuar nga kompania Eptisa në konsorcium me kompanitë Setek dhe Geing. Në hapjen e punëtorisë, të pranishmëve iu drejtuan edhe Martin Klauke udhëheqës i sektorit për bashkëpunim të delegacionit të BE-së dhe Igor Spasovski kryetar i bordit drejtues të ADKOM-it.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *