Home / Lajme / Botë / 10 ushtarë humbin jetën për shkak të ortekut në Indi

10 ushtarë humbin jetën për shkak të ortekut në Indi

Në shtetin verior të Indisë, në Jammu Kashmir për shkak të ortekut kanë humbur jetën 10 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve Doordarshan të Indisë, zyrtarët ushtarakë deklaruan se kanë humbur jetën ushtarët të cilët për shkak të ortekut një ditë më parë në një pikë ushtarakë në rajonin Ladakh në Akullnajat Siachen ishin humbur.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter ka shprehur ngushëllimet për viktimat.

Dihet se në Kashmir ku orteqet dhe rrëshqitjet e tokës ndodhin shpesh, ushtarët e Indisë dhe ata të Pakistanit që janë vendosur në lindje të Himalaja-së ku përjetohet i ftohti ekstrem, përveç se përleshjeve humbin jetën edhe për shkak të kushteve të rënda të motit. Muajin e kaluar përsëri për shkak të ortekut kishin humbur jetën 4 ushtarë të Indisë.

Në vitin 2012 kishte ndodhur një ortek në Azad Kashmir të Pakistanit dhe kishin humbur jetën 140 persona prej të cilëve shumica kanë qenë ushtarë. India dhe Pakistani kanë patur bisedime për t’u çarmatosur në Akullnajat Siachen, por nuk kanë arritur ndonjë rezultat pozitiv.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *