Home / Kuriozitete / 250 mijë sterlina shpërblim për kapjen e vrasësve të patës!

250 mijë sterlina shpërblim për kapjen e vrasësve të patës!

Një fshat në Angli është duke vajtuar mbytjen e një pate që shërbeu si maskotë e komunitetit për më shumë se një dekadë.
Banorët e Sandon, Essex, Britani, u tmerruan kur pata, e cila kishte jetuar në fshat për 11 vjet, u vra gjatë të shtënave nga një makinë në lëvizje. Raportet thonë se dy persona shtien me armë zjarri ndaj patës derisa e njëjta ishte duke pushuar në pellg lokal.
Pata ishte shumë e dashur për banorët sa që ata e kishin vendosur atë në tabelën mirëpritëse të fshatit.
Gay Ayton, që ka jetuar në Sandon për 20 vjet, ka thënë për “Hertfordshire Mercury” se ky veprim ka qenë i tmerrshëm.
“Është me të vërtetë tronditëse. Shumë fshatarë po ndjehen shumë të mërzitur”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.
Policia ka thënë për “The Guardian” se janë duke i hetuar rrethanat rreth mbytjes së patës por duhet të zhvarrosin atë për të konfirmuar të shtënat.
Ndërkaq, fati i patës “Grumpy Gertie” u paraqit edhe në emisionin televiziv “Jeremy Vine Show”, kur një person nga Eastbourne në Sussex shkroi një mesazh dhe ofroi 250,000 sterlina për kapjen e keqbërësve.
Pata është varrosur afër një liqeni të fshatit ndërsa banorët kanë kurora lulesh pranë varrit të saj.
pata1

pata2

pata3

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *