Home / Kryesoret / 26 deputet nënshkruan Iniciativën për të stopuar shpërbërjen e Kuvendit

26 deputet nënshkruan Iniciativën për të stopuar shpërbërjen e Kuvendit

Grupi parlamentar i BDI-së ka ngritur iniciativë për shfuqizimin e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit sonte në orën 24:00. Në një brifing me gazetarët nga BDI njoftuan se iniciativa e tyre mbështet edhe nga PDSH. Ndërkaq, iniciativën e kanë nënshkruar 26 deputetë mes të cilëve edhe Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Në këtë iniciativë BDI thotë se kanë disa opsione në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve por nuk precizuan saktësisht se çfarë. Iniciativa e ndërmarrë dhe propozimet që BDI vendos aty janë në pajtueshmëri me rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare. Nga BDI po ashtu njoftuan që këto ditë ka pasur dhe po vazhdojnë negociatat intensive dhe shprehen optimist për gjetjen e një zgjidhje. BDI njofton se ende nuk e ka dorëzuar iniciativën e tyre dhe presin ta dorëzojnë pas rezultatit që do të dalin nga negociata mes katër partive politike. Iniciativë për shfuqizimin e vendimit të shpërbërjes së Kuvendit ka ngritur edhe deputeti Pavle Trajanov i cili tha se ka dy propozime, një në të cilën ka datë konkrete për zgjedhje dhe propozimi tjetër ku nuk ka datë konkrete por lënë hapësirë që data të vendoset nga katër partitë politike. /SHENJA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *