Home / Kryesoret / BDI hapi shtabin në Reçicë

BDI hapi shtabin në Reçicë

Në Recicë të vogël u bë hapja e Shtabit komunal zgjedhor në Komunën e Tetovë. Shefi i shtabit komunal, Xhevat Ademi uroj mirëseardhje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI_së si dhe delegacionit të lartë SHQZ-së të kryesuar nga Shefi i Shtabit Bekim Neziri, nënkryetarit të partisë dhe koordinatorit të zonës numër 6, Nevzat Bejta, sekretarit i përgjithshëm dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, zëvendëskryeministrit Fatmir Besimi, kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kryetarit të degës së BDI-së në Tetove, Resi Abdurahmani si dhe funksionarëve tjerë partiak. Ademi para të pranishmeve tha se Shtabi i Tetovës  është gati për zgjedhje që filozofia jetësore dhe misioni politikë i Ali Ahmetit që në këto zgjedhje do triumfojë bindshëm.

Kryetari i degës së Tetovës, Resi Abdurrahmani tha se në këto zgjedhje kemi hyrë të konsoliduar, të përgatitur dhe më plot energji dhe qasja jonë do të jetë afirmuese dhe jo përçarëse.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi përshëndeti aktivin politik të shtabit të Tetovës duke ju falënderuar për numrin e madh të të pranishmëve. Ajo tha se secilin sukses që e ka arritur BDI është sukses I përbashkët I të gjithëve.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi tha se këto zgjedhje kërkojnë të risim aktivitetin, disiplinën dhe përkushtimin që tu tregojmë  se BDI nuk lëkundet nga misioni I saj.

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta tha se kur është Tetova mirë edhe Gostivari është mirë , por edhe gjithë shqiptarët në Maqedoni, dhe duke u nisur nga kjo BDI pret fitore të madhe nw zgjedhjet e ardhshme. “Edhe ata që nuk janë të bindur të votojnë BDI , me aktivitetet tona do ti bindim të votojnë BDI dhe Ali Ahmetin. Në datën kur do të mbahen zgjedhjet së bashku do të festojmë fitoren  e rradhës, sepse jemi më aktiv , më largpamës dhe më besnik”, tha Bejta.

Ndërkaq, Shefi i Shtabit zgjedhor Bekim Neziri tha se ‘dita shihet që në mëngjes’, ndërsa duke e parë këtë prezencë masive të anëtarëve të BDI-së në Tetovë, fitorja është e siguruar.

Neziri tha se BDI është e mobilizuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që në mënyrë demokratike dhe korrekte të jetë fituese absolute. Sipas tij, në gjithë territorin e vendit janë formuar mbi 34 shtabe komunale dhe mbi 400 shtabe vendore. 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *