Home / Lajme / Kronika e zezë / Ja kushë janë hajnat që vodhën në Xhaminë e Tetovës?

Ja kushë janë hajnat që vodhën në Xhaminë e Tetovës?

Tre shtetas të Shqipërisë të cilët në mënyrë ilegale kanë qëndruar në rajonin e Tetovës janë kryerësit e vjedhjes që ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës shtatë në Xhaminë në Tetovë e cila gjendet në rrugën “176”, ka informuar sot zëdhënësi  SPB Tetovë Marjan Josifovski.

A.Ç (23), E.D (21) nga Librazhdi dhe K.XH (28) nga Elbasani janë futur në xhami dhe nga arkat që ka qenë brenda xhamisë kanë arritur të marrin para.

“Pasi që kanë marr mjetet janë larguar por për një kohë të shkurt janë kthyer me siguri me qëllim që të vazhdojnë me plaçkitjen. Atëherë janë vërejtur nga një i punësuar në objektin i cili ka denoncuar në polici rastin. Dy prej tyre menjëherë janë kapur ndërsa më pas edhe i treti dhe me koordinim të prokurorit publik janë ndaluar në SPB Tetovë”, ka deklaruar Josifovski.

Më pas, shtoi ai me parashtresë adekuate janë nxjerr para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovë. Atyre u është shqiptuar ndalesa për hyrje në Maqedoni për pesë vite ndërsa më pas do të ekstradohen në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *