Home / Lajme / Botë / 52 vjet duke pritur dashurinë e tij të jetës

52 vjet duke pritur dashurinë e tij të jetës

68 vjeçari Memiş Orhan Turan, nga Tashllëçaj i qytetit Agri në Turqi prej 52 vitesh pret me një shpresë të madhe gruan që deshte me të cilën nuk u martua dot për shkak të shumës së “prikës” të caktuar nga babai i saj.

Turan jeton vetëm dhe për të nxjerrë bukën e gojës punon në një lavazh makinash. Ai thotë për gazetarin e AA se gruaja që ai donte është një brengë e madhe për të. Në shenjë shprese ai tregon që vazjës që dashuron i shkruan vazhdimisht poezi.

Ai shprehet se: “Do të martohesha me një vazjë që jetonte në të njëjtën lagje me mua dhe që e doja shumë. Vajza që un doja në sytë e mi ishte më e mira, më e bukura, më e ndershmja, me ndërgjegjen më të pastër dhe më e mëshirshmja. Atëherë gjendja ime ekonomike ishte e vështirë. Për shkak të shumës së lartë të ‘pirkës’ që babai i saj kërkoi nuk munda të martohesha me vazjën e zemrës sime. Më mbeti peng në zemër kjo gjë. Për mua e gjithë bota ishte në një anë, ndërsa vajza që doja nga ana tjetër. Vazhdimisht bëj poezi dhe këndoj këngë për të”.

Duke pohuar se edhe vajza që ai dashuronte nuk ishte martuar ende Turan thotë se: “E kërkova të dashurën time, e gjeta atë në qytetin Hataj dhe i shkova pranë. Vajza që unë dashuroja nuk ishte martuar dhe kishte qëndruar edhe ajo si unë beqare. Që të dy u betuam, nuk do ti tregojmë askujt. Ky sekret do të qendrojë tek ne deri në vdekje. Ne e deshëm njëri-tjetrin me zemër dhe me shpirt. Nëse guraja që unë dua do të më kërkonte shpirtin ja jap atë pa asnjë mëdyshje. Unë kam vetëm një lutje nga Allahu. Allahu mos na lëntë vetëm dhe gruaja që unë dua të jetë gjithmonë e lumtur. Ne do të presim njëri -tjetrin dhe unë do të vazhdoj ta pres atë deri në vdekje”.

Duke dhënë këshilla për të rinjtë Turan shprehet: “Kur një i ri të dojë dikë të mos e gënjejë kurrë. Të jenë realistë gjithmonë. Unë i lutem Allahut që të mos i ndajë kurrë ata që e duan njëri-tjetrin me sinqeritet dhe pa gënjeshtra”.

Gjithashtu lexo

KSHZ sot fillon zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot hap procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *