Home / Kryesoret / A do të tentoj LSDM-ja përmes “kriminelëve” të shantazhoj politikanët!?

A do të tentoj LSDM-ja përmes “kriminelëve” të shantazhoj politikanët!?

Një pjesë e mediave maqedonase raportojnë se lideri i Opozitës maqedonase, Zoran Zaev, furnizon me materiale persona të caktuar me dosia kriminele të cilët gjatë javëve të ardhëshme do ti publikonin në opinion, me qëllim për të shantazhuar politikanët dhe funksionarët shqiptarë dhe funksionarë maqedonas në pushtet, shkruan Zhurnal.

E gjithë kjo sipas këtyre mediave bëhet me qëllim që të degradohen funksionarët e pushtetit, ndërsa të marrin simpati tek popullata në Maqedoni funksionarët e opozitës. Kohë më parë në Çair të Shkupit u arrestua një bashkëpunëtorë i ngushtë shqiptarë i partisë së Zaevit, pasi LSDM-ja e kishte furnizuar atë me materiale nga afera e përgjimeve me qëllim që ky person ti publikojë ata në mënyrë të pavarur, mirëpo LSDM-ja të mos merrë asnjë lloj përgjegjësie, për shkak se konform marrëveshjes së Përzhinos të gjitha bombat e Zaevit të pa publikuara duhet ti dorëzohen prokurores speciale Katica Janeva, dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet publikimi i tyre.

Ndryshe partia e Zaevit për shkak se gëzon një autoritet tepër të dobët tek popullata në Maqedoni, të vetmin shpëtim për të ngritur autoritetin dhe besimin shfrytëzon formët e shantazhit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *