Home / Kryesoret / Ademi: Në Tetovë, në 11 objekte shkollore janë investuar 2.2 milion euro

Ademi: Në Tetovë, në 11 objekte shkollore janë investuar 2.2 milion euro

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot vizitoi shkollën fillore “Bratstvo – Migjeni”  në Komunën e Tetovës, ku  punohet në rekonstruktimin  e  objektit shkollor.

Sot jemi  këtu, të bëjmë mbikëqyrjen e aktiviteteve për renovimin e shkollës fillore Bratstvo – Migjeni”  në Komunën e Tetovës. Investimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është rreth 200 mijë  euro. Komuna e Tetovës objektin shkollor e pajisi me mobilje.  Me këtë rikonstruktim janë renovuar të gjitha tualetet, ndërsa në vazhdim është renovimi i dyshemeve në shkollë, theksoi  Ademi duke shtuar  se deri në fund të javës së ardhshme pritet të përfundojë rikonstruktimi i shkollës.

Me komunën e Tetovës, shtoi Ademi, do të vazhdojmë të investojmë edhe në të ardhmen, me qëllim që të sigurojmë kushte më të mira për  nxënësit dhe mësimdhënësit.

 

– Me Komunën e Tetovës është investuar në 11 objekte në vlerë prej 2 milion e 200 mijë eurove. Bëhet fjalë për 3 salla sportive dhe rikonstruksionin e 8 objekteve të shkollave fillore dhe të mesme.

Për këtë vit është planifikuar që të investojë në rikonstruktimin  e shkollës së mesme ekonomike në fshatin Gajre, me ç’rast përmbyllet  investimi  me 13 projekte, në vlerë prej 2 milion e 350 mijë euro, tha Ademi.

Prioritet i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mbetet investimi në arsim. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të investojmë jo vetëm në Komunën e Tetovës por edhe në komunat e tjera, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi.

Gjithashtu lexo

Bashkohuni, ndryshe dy ose tre komuna shqiptare i merr Zaevi

Azbi Nuredini Turpi i dështimeve në politikbërje i komandatëve në 15 vitet e fundit po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *