Home / Showbiz / Adriani dhe Lindoni hapin zyrtarisht kompaninë e tyre

Adriani dhe Lindoni hapin zyrtarisht kompaninë e tyre

Veç bashkëpunimeve shumë të suksesshme muzikore, dyshja e famshme nga Shkupi kanë bashkuar forcat edhe për një projekt gjigant të tyre.

Bëhet fjalë për dyshen e hitit “Kalle”, Adrian Gaxha dhe Lindon Berisha, të cilët kanë krijuar një kompani muzikore në kryeqytetin maqedonas, të cilën e kanë quajtur “BrickRecords”, transmeton Telegrafi.

Ky produksion që pritet të krijojë hite, ka kohë që ka nisur punën duke punuar këngë edhe për artistë të tjerë, por tek tani është hapur zyrtarisht.

“Asnihere” është projekti i fundit i dalë nga “BrickRecords”, i cili ka arritur një pëlqyeshmëri të madhe të publikut, duke mbledhur afro gjashtë milionë klikime në kanalin “Youtube”.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *