Home / Kryesoret / Ahmeti : Mirëserdhe John Kerry

Ahmeti : Mirëserdhe John Kerry

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përshëndetur vizitën zyrtare të Sekretarit AMerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë.
Ai nëpërmjet të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka theksuar rolin e madh amerikan në arritjet shqiptare të dy dekadave të fundit.
Ahmeti shkruan që vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, z. John Kerry, në Tiranë ka një rëndësi të jashtëzakontë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë rajonin.
“Periudha vendimtare e përcaktimit politik dhe strategjik të vendeve të rajonit tonë për integrim EuroAtlantik ka nevojë për mbështetjen Amerikane dhe rikthimin e fuqishëm të vëmendjes së Washington-it në drejtim të Ballkanit Perendimor.
Kjo vizitë është e rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët në rajon të cilët çmojnë lartë rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e pavarësisë së Kosovës, Marrëveshjes së Ohrit si dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.” Përfundon Ahmeti

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *