Home / Kryesoret / Ahmeti në Kërçovë: Të respektohet marrëveshja e qershorit

Ahmeti në Kërçovë: Të respektohet marrëveshja e qershorit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij sot ka takuar qytetarët e Kërçovës dhe rrethinës së saj për të shqyrtuar të arriturat e përbashkëta në këtë komunë. Kryetari Ahmeti tha se qëllimi i këtij takimi është që të raportojmë para qytetarëve për punën e bërë gjatë këtij mandati. Ai foli edhe për krizën politike në vend, duke u ndalur në marrëveshjen e qershorit. 

“Marrëveshja e qershorit duhet të zbatuar në tërësi. Për të ndryshuar ajo duhet marrëveshje e re  dhe unë nga ky takim deklaroj se në qoftë se kërkojnë ndryshim, por për ndryshim duhet marrëveshje  dhe agjendë të re. Opozita duhet të bëhet serioze të punon dhe pastaj se kush fiton vendos elektorati. Janë plotësuar gati se të gjitha pikat e marrëveshjes. Kanë mbetur vetëm dy pik, të plotësohen ata dhe vendi të del nga kriza politike dhe jo të punosh kundër kësaj marrëveshje që do të thotë të kthehesh prej në fillim, në destabilitet dhe tension”, tha lideri Ahmeti. Sipas tij, nuk duhet të pengohet puna e prokurores speciale që është formuar në bazë të marrëveshjes së qershor dhe kjo prokurori duhet të ndjek çdo rast, por njëkohësisht është e papranueshme që këta materiale të shpërndahen në duart e kriminelëve, fabrikuesve si dhe në duart të shërbimeve serbe sepse mos  harrojmë se Serbia na harron asnjëherë se ja shkëputëm Kosovën”, tha Ahmeti.

Kryetari i BDI-së përmendi të arriturat e BDI-së si themelimi I UT-së, hapja e universitetit të ri në gjuhën shqipe në Shkup, formimi I Komunës së Kërçovës me shumicë shqiptare  si dhe shumë projekte tjera….

“I nderuari shef I shtabit z. Musliu, në vitin 2002 kur fituam  zgjedhjet mu drejtuan shumë njerëz, o Ali Ahmeti vetëm  UT legalizoje tjetër nuk duam. Më pas mu drejtuan, bëje edhe komunën e Kërçovës  dhe mos bëjë tjetër. Profesor Musliu, e bëmë UT zyrtare dhe Kërçovën e bëmë shqiptare, bëmë dhe shumë projekte tjera. Gjërat e mëdha vijnë ngadalë, punët e mëdha kërkojnë shumë punë e energji, e keqja vjen pa e thirrur. Unë asnjëherë se kam humbur besimin dhe qëllimin e kemi fisnik dhe të mirë  dhe këtë besim në vazhdimësi e kam hasur te shqiptarët e Maqedonisë. Jam krenar me hapjen e universiteti të ri me mësim në gjuhën shqipe në Shkup. Ëndrra nuk realizohet duke bërtitur nëpër mitingje, por duke punuar. Rinia e BDI-së u ngjanë shqiponjave në qiell dhe po lëvizin drejt realizimit të qëllimeve të të parëve”, tha lideri I BDI-së Ahmeti në Kërçovë.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *