Home / Kryesoret / Ahmeti: Zgjedhjet, rruga e vetme për kapërcimin e ngërçit politik

Ahmeti: Zgjedhjet, rruga e vetme për kapërcimin e ngërçit politik

Kreu i integristëve ali Ahmeti ka deklaruar sot se ai dhe subjekti që ai drejton janë për zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur pasi sipas tij vetëm kështu tejkalohet ngërçi politik qe ka kapluar vendin. Ahmeti derisa komentoi deklaratën e Thaçit, për tërheqjen eventuale nga bisedimet tha se opozita duhet ta respektoj marrëveshjen. Ndryshe sipas Ahmetit për shtyrjen e zgjedhjeve nevojitet pëlqimi i të gjitha palëve që njëfarë forme nënkupton marrëveshje të re.

“Unë nuk mendoje së partitë politike nënshkruese te kësaj marrëveshje do të tërhiqen! ne Turqi ODIHR ka angazhuar 30 ekspert, kurse ne Maqedoni ka angazhuar 24 ekspert, paramendojeni se sa do te monitorohen këto zgjedhje. Unë nuk mund te paragjykoj se si do te jete prononcimi i ndërkombëtareve, nëse thonë se nuk janë plotësuara kushtet edhe ne do te shprehim pakënaqësinë tone. Por unë jam i sigurt se janë plotësuar pothuajse te gjitha kushtet. Mendoje qe opozita duhet te respektoje marrëveshjen mes forcave politike, nuk është mire që të tërhiqet nga përgjegjësitë qe i ka marre”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së pas takimit që realizoi me zv/ presidentin e IRIT Tomas Garet dhe drejtorin e IRI-it për Evrope, Jan Surocak.

Gjatë takimit Ahmeti ka theksuar edhe dy çështjet kyçe të Marrëveshjes së përzhinës, çështjen e mediave dhe pastrimit të listës zgjedhore.

“Raportova për dy çështjet e pazbatuara të Përzhinës, çështjen e mediave dhe pastrimin e listave, me rendësi është të kemi zgjedhje kredibile, për ne por edhe për faktorin ndërkombëtar. Ne jemi të interesuar që në vend të keni media të lira, ne nuk kemi interes për censurë ne nuk kemi nevoje që një medium te jete zëdhënës i një partie. Angazhim i yni mbetet që të zgjidhim çështjet e mbetura. Te gjitha partitë duhet të kenë qellim stabilitetin, mos te sabotojnë por të punojnë në respektimin e afateve te Përzhinës”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Me zv/ drejtorin e IRI-t, diskutuam rreth zgjedhjeve, rreth orientimeve strategjike të BDI-së. Për tu ndërruar data e zgjedhjeve duhet një vendim konsenzual. Pse nuk duhet të rinegocioohet marrëveshja e arritur? Ne dëshirojmë që sa me shpejt te tejkalojmë ketë ngërç politik, qe ka përfshire vendin. Ne jemi te ndërgjegjshëm qe zgjedhje do si do nuk na duhen, por ne vlerësojmë se pjesa dërmuese është materializua, kurse pjesa tjetër mos te shfrytëzohet për përfitime te ulëta politike ditore. Këto zgjedhje do te jene zgjedhjet me të monitoruara. Këto bisedime nuk kane qene për diskutuar çështjet shqiptare”, u shpreh Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *