Home / Kryesoret / Akademiku Kambovski: Ky është fundi i shtetit

Akademiku Kambovski: Ky është fundi i shtetit

Një skandal po e tronditë Maqedonin në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese ku personat që do të falsifikojnë zgjedhje dhe të shkaktojn incidente do të falen nga presidenti, Gjorgje Ivanov.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe kyetari i ASHAM, akademiku Vlado Kambovski i njohur edhe si një ndër profesorët më respektabil në fushën e drejtësisë jo vetëm në rajon por edhe më gjërë, është shprehur ashpër kundër vendimit të Gjykatës kushtetuese për t’i lejuar Presidentit amnestimin e vjedhësve zgjedhor,

“Vendimi i Gjykatës kushtetuese për nisjen e procedurës kundës ndalesës për amnestim të kryerësve të kriminalitetit zgjedhor është turp i skajshëm i profesionit të drejtësisë në Maqedoni. Gjykata kushtetuese ka bërë grusht shteti. Ky është fundi i shtetit.”- ka thënë Vlado Kambovski.

Ky qëndrim i numrit një të akademisë së shkencave në çdo shoqëri sado pak normale do duhej të ishte alarmi më i zëshëm se vendi ynë po shkon drejt shkatërrimit total.

Ndaj këtij vendimi shqetësim të madh janë duke shprehur edhe ambsadorët e huaj në Maqedoni.(koha)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *