Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, lëndohet rëndë shoferi

Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, lëndohet rëndë shoferi

Dje rreth orës 15, në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të kryqëzimit për në Kamjan  automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.I 60-vjeç nga Sedlarca e Epërme ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, njofton SPB-Tetovë.

Nga dalja shoferi ka marr lëndime të rënda trupore dhe me automjet tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku më pas është transferuar urgjentisht të klinikat e Shkupit.Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi nga ana e policisë për të dhënë një pasqyrë dhe për të përcaktuar arsyet e aksidentit, kurse dëmi i përgjithshëm në këtë aksident është vlerësuar në 300 mijë denarë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *