Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident në rrugën Tetovë-Falisht

Aksident në rrugën Tetovë-Falisht

Në një aksident i rëndë që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 15 në rrugën Tetovë – Falish, dy persona kanë përfunduar në spital.

Siç mëson portali TetovaSot nga vendi i ngjarjes, në aksidentin e trafikut janë përfshirë dy makina edhe atë makina e tipit ‘Golf 2’ dhe makina ‘Renault’.

Sipas dëshmitarëve okular që bëjnë të ditur pë TetovaSot, tek makina Renault, në të cilën kanë qenë tre persona, me lëndime ka përfunduar vetëm drejtuesi i makinës, 28 vjeçari Besir S nga fshati Strimnicë.

Ndërsa tek makina e tipit Golf 2 ka mbetur i plagosur shoferi, i cili ishte i vetëm në makinë. Dy të lënduarit janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe u jepen trajtimet mjekësore.

Ekipet e policisë ishin në vendgjarje dhe po kryejnë inspektimin, pas ekspertizës poliicore do të zbardhen edhe arsyet dhe shkaqet që çuan deri në këtë aksident.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *