Home / Lajme / Botë / Aksident rrugor në Antalia, lëndohen 20 futbollistë
ANTALIA (AA) – Njëzet futbollistë janë lënduar në aksidentin e trafikut i cili ndodhi në Antalia të Turqisë gjatë përmbysjes së një autobusi në të cilin gjendej ekipi amator i klubit futbollistik Dolayaba. ( Hüseyin Kanber - Anadolu Ajansı )

Aksident rrugor në Antalia, lëndohen 20 futbollistë

Njëzet futbollistë janë lënduar në aksidentin e trafikut i cili ndodhi në Antalia të Turqisë gjatë përmbysjes së një autobusi në të cilin gjendej ekipi amator i klubit futbollistik Dolayaba, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Antalia – Isparta kur shoferi i autobusit humbi kontrollin si pasojë e së cilës autobusi u përmbys në vendin Karaoz.

Menjëherë pas aksidentit personat që iu kanë ardhur në ndihmë futbollistëve kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë nxjerrë jashtë futbollistët, 20 prej të cilëve janë dërguar në spitalin më të afërm për trajtim mjekësor.

Shoferi i autobusit, Sami Keltioglu deklaroi për AA se shiu i rrëmbyeshëm dhe rruga e rrëshqitshme kanë qenë shkaktarët e aksidentit.

Ekipi amator ka qenë në përgatitjet dimërore në Antalia, në prag të fillimit të sezonit pranveror.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *