Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidentohet 91 vjeçari nga Tetova

Aksidentohet 91 vjeçari nga Tetova

Këmbësorët vazhdojnë të jenë kategori e rrezikuar në Tetovë edhe përskaj apeleve drejtuar vozitësve që të jenë të kujdesshëm. Aksidenti I radhës ku ka qenë I përfshirë një këmbësorë ka ndodhur në rrugën Radovan Coniq në Tetovë dje në mesditë rreth orës 13.00. Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë, ka bërë të ditur se në këtë aksident lëndime trupore ka marrë këmbësori 91 vjeçarë R.A nga tetova, kur është goditur nga vetura e tipit Ford Monedo me targa të Tetovës e drejtuar nga Sh.H 37 vjeçarë nga fshati Sellcë.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Maqedonisë 91 vjeçari nga ana e vozitësit mënjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku I është dhënë ndihma e parë dhe më pas është lëshuar për mjekim shtëpiak. Edkipet e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë kanë dalur në teren dhe kanë bërë hetime rreth këtij rasti. Ndryshe, kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur pësojnë këmbësorët në rrugët e Tetovës, prandaj apelohet për më shumë kujdes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *