Home / Lajme / Maqedoni / Aleanca për Shqiptarët dhe BESA do ta përmbysin këtë pushtet mafioz

Aleanca për Shqiptarët dhe BESA do ta përmbysin këtë pushtet mafioz

BSHM”Ilirida”

Fushata zgjedhore e partive politike në Maqedoni edhe pse jo zyrtarisht tani më ka filluar. Po bëhët një zhurmë e madhe nga tellallët që paralajmërojnë popullin për tu rimëkëmbur edhe një herë për të dalë masovikisht në zgjedhjet që akoma nuk dihen se kur do të mbahen. Kohë dhe datë të saktë nuk ka por dihet botërisht se këto zgjedhje të parakohshme do të mbahen.

Për një moment, nuk dua ti besoj realitetit të krijuar në shtetin e ashtuquajtur Maqedoni, që nga viti 2006 po qeveriset nga”Satrapët”-tandem Gruevski – Ahmeti, duke i sjellë këti vendi vetëm: varfëri, pasiguri, vrasje të koordinuara nga pushteti, mjerim dhe shumë e shumë mallkime të tjera. Nuk dua ti besoj faktit që: në shtetet pa përvojë të mirfilltë demokratike, ku akoma mbretërojnë filizofi të vjetra komuniste, ku marrjen e pushtetit e krijojnë euforitë populiste dhe nacionaliste, me ndihmën e sherbimeve sekrete dhe bandave mafioze finanziare, për qëllime të caktuara strategjike, për dominim dhe përfitime materiale, ndërsa populli si delet në strung,e vulosin mandatin e“tutorëve” përmes zgjedhjeve të manipuluara.

Nuk dua të besoj se: asnjëherë nuk ndodh që opozita ta marr pushtetin si rezultat i reformava, mendimeve më përparimtare apo platformave të përkryera politike, por humbja e tij vjen nga deshtimet politike, korrupsioni, kontrabanda, vjedhja e shtetit, tradhëtisë ndaj idealeve, mosrealizimi i premtimeve parazgjedhore si dhe lakmitë e teperta të krerëve udhëheqës për pushtet. Por realiteti dhe faktet janë të pandryshueshëm.” Para fakteve gjunjëzohen edhe perënditë”.

Bashksia e shqiptareve të maqedonisë në Zvicër “Ilirida” ishte e bindur se në zgjedhjet e paralajmeruara të parakohshme, me bashkimin e forcave progresive opozitare; RDK, LR-PDSH dhe BESA, perfundimisht do të përmbysej pushteti mafioz i udhëhequr nga një i sëmurë psiqik.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *