Home / Kryesoret / Aleanca për Shqiptarët fillon takimet me diasporën nga Gjermania

Aleanca për Shqiptarët fillon takimet me diasporën nga Gjermania

Mbrëm kanë filluar takimet e dy krerëve të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Vesel Mehmedi me diasporën shqiptare. Mbrëmë është zhvilluar takimi me bashkatdhetarët në Hamburg të Gjermanisë, ku Aleanca ka marrë një përkrahje masovike.

Dy liderët, Ziadin Sela (LR-PDSH) dhe Vesel Mehmedi (RDK) kanë paraqitur para bashkëatdhetarëve tanë në Gjermani Platformën e Aleancës, në kryeshtyllën e së cilës qëndron edhe përpjekja për përfaqësim të duhur të diasporës shqiptare.

Takimi i sotëm është fillim i dialogut të hapur me diasporën shqiptare, në mënyrë që të dëgjohen kërkesat e tyre dhe të gjindet rrugëzgjidhje. Ziadin Sela dhe Vesel Memedi kanë bashkëbiseduar me bashkatdhetarët në Gjermani rreth pyetjeve të ndryshme, ndërsa është theksuar se edhe gjatë kësaj periudhe Aleanca për Shqiptarët është përpjekur të rrisë ndikimin e diasporës përmes propozimeve konkrete për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Përkatësisht, në kuadër të bisedimeve për Kodin Zgjedhor, njëra ndër 6 pikat drejtuar kryenegociatorit Piter Van Houtte i përket diasporës. Për një përfaqësim më dinjitoz është kërkuar që nga 3 njësi zgjedhore ekzistuese në diasporë të krijohet vetëm një nga e cila do të zgjidhen dy deputetë në Parlamentin e Maqedonisë, që do ti përkisnin dy bashkësive etnike më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve.

Takimet me diasporën shqiptare Aleanca për Shqiptarët do t’i vazhdojë më 6 Shkurt në Koln dhe 7 Shkurt në Vienë të Austrisë.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *