Home / Kryesoret / Ambasadori amerikan: Marrëveshja për 5 qershorin, lajm i mirë

Ambasadori amerikan: Marrëveshja për 5 qershorin, lajm i mirë

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily në një konferencë për gazetarët pak orë pasi që 5 qershori u votua si datë e re e zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se arritja e marrëveshjes për zgjedhjet është lajm i mirë.

“ Nëse të gjithë punojnë me përkushtim dhe i përmbahen rregullave, zgjedhjet mund të jenë të besueshme” , deklaroi ambasadori amerikan. I pyetur se çka nëse njëra nga partitë bojkoton zgjedhjet, ai theksoi se qëndrimi i tyre është se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai tha se reformat në media dhe liria e mediave është prioritet dhe kanë një rëndësi të madhe për zgjedhjet.

“Liria e mediave do të varet nga ajo se si ju do të raportoni. Të gjithë keni nënshkruar kodeksin për etikë dhe raportim etik në zgjedhje. Juve ju mbetet që qytetarëve ti ofroni informacione reale për procesin zgjedhor”, deklaroi Baily.

Ai këtë qëndrim e shprehur para qendrës informative të BE ku ishin të pranishëm eurodeputeti Richard Howitt dhe zëvendës – ambasadori i BE-së në Shkup.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *