Home / Lajme / Maqedoni / Aplikoni për t’i marë paratë nga vërshimet

Aplikoni për t’i marë paratë nga vërshimet

Komuna e Tetovës njofton të gjithë qyetarët të cilët me 3 gusht të këtij viti pësuan dëme nga vërshimet. Sipas një njoftimi zyrtarë të komunës së Tetovës thuhet se perosnat duhet të drejtohen në hapësirat e Arkivit të komunës së Tetovës për të plotësuar formularin dhe dokumentacionin e nevojshëm.

“Ju informojmë se të gjithë personat apo subjektet të cilët gjatë vërshimeve të 3 gushtit në komunën e Tetovës, pësuan dëmtime mbi pronën e tyre të tundshme dhe të patundshme dhe janë konform raportit të Komisionit për vlerësim të dëmeve, duke filluar nga data 10.02.2016 duhet të drejtohen në hapësirat e Arkivit të komunës së Tetovës për të plotësuar formularin dhe dokumentacionin e nevojshëm me qëllim pagesën apo realizimin e kompensimit financiar të dëmeve.

Qytetarët emrat e të cilëve janë në listën e Komisionit për vlerësim të dëmeve, duhet në arkivin e komunës së Tetovës të plotësojnë dhe sjellin:

 

1. Formular për të dhënat lidhur me pagesën e dëmshpërblimeve (që mund ta marrin në Arkivin e komunës së Tetovës);
2.Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
3.Kopje të llogarisë transaksionale të personit të evidentuar nga ana e Komisionit për vlerësim të dëmeve.

Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm në afat të shkurtër kohor do të kryhet edhe pagesa e dëmshpërblimeve.

Listën me emrat e perosnave tek të cilët është kryer vlerësimi nga ana e Komisionit për vlerësim të dëmeve nga vërshimet e 3 gushtit në rajonin e komunës së Tetovës, si dhe formularin e nevojshëm për pagesën e dëmshpërblimit mund ta gjeni në linkun http://tetova.gov.mk/getart.aspx?aid=1660&lan=1 , si dhe n në tabelën e shpalljeve në hapësirat e Komunës së Tetovës” thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *