Home / Lajme / Botë / “Ata që nuk ndalin dot sulmet, kërkojnë nga ne që të ndalim fluksin e refugjatëve”

“Ata që nuk ndalin dot sulmet, kërkojnë nga ne që të ndalim fluksin e refugjatëve”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, pas një takimi me presidentin e Ekuadorit, Rafael Correra në një konferencë të përbashkët ka konfirmuar se takimet në Gjenevë për krizën siriane janë shtyrë për në 25 shkurt. Ai ka pohuar se “Teksa vazhdonin këto bisedime gjithashtu edhe bombardimet dhe sulmet ndaj popullit të Sirisë vazhdonin. Si rezultat i sulmeve në Halep mijëra civilë janë drejtuar drejt Turqisë. Miqtë tanë europianë kërkojnë nga ne që të ndalim fluksin e refugjatëve. Teksa këto ndodhin në Siri un po ju pyes ju; si do të ndalet ky fluks?”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ndër të tjera ka pohuar se “Teksa këto njerëz ndodhen nën bombardimet e rënda të Rusisë dhe regjimit, a kanë ndonjë zgjidhjet tjetër veçse të largohen nga atje? Këto njerëz ku do të shkojnë? A nuk duhet të ndërpriten menjëherë këto sulme që bisedimet të japin rezultatet e tyre? Bota e cila nuk ndal dot këto sulme, kërkon nga ne që të ndalim fluksin e refugjatëve. A mund të ketë një qasje të tillë e cila nuk ndodhet në asnjë strategji e që nuk përputhet me asnjë logjikë? Fillimisht ne duhet ta zgjidhim këtë. Tani po shtroj pyetjen; A ka ndonjë shpresë nga Gjeneva? Sigurisht që opozita nuk do të ketë një qasje pozitive ndaj një pikëpamjeje të tillë. Vërejmë se në disa raste ata që ngrenë botën në këmbë kur ndodh një aksident, apo kur një rosë po ‘ngordh’ mes mbetjeve të naftës nuk e nxjerrin zërin për Sirinë ku deri tani kanë humbur jetën 400 mijë njerëz. Në të njëjtën kohë edhe kur po shkatërrohen trashëgimitë historike nuk reagojnë. Ndërsa ne na digjet shpirti”.

– “Rusia bombardon, regjimi bombardon, ndërsa bota hesht”-

Presidenti Erdoğan pas takimit kokë më kokë me presidentin e Ekuadorit, Rafael Correa, ka vënë në dukje se numri i refugjatëve të ardhur nga Siria në Turqi ka tejkaluar 2 milionë e 700 mijë. Ai tha se: “Në botë nuk ka ndonjë vend tjetër që strehon kaq shumë refugjatë sa Turqia. Refugjatët ende vazhdojnë të vijnë, ku në këto momente afërsisht 10 mijë persona po presin në kufi për të hyrë në Turqi. Rusia vazhdimisht bombardon, regjimi vazhdimisht bombardon, por bota hesht, Bashkimi Europian hesht, Kombet e Bashkuara heshtin”.

Erdoğan ka vënë në dukje se me Presidentin Correa kanë diskutuar me detaje marrëveshjen tregtare mes dy vendeve.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *