Home / Lajme / Botë / Australia legalizon marihuanën

Australia legalizon marihuanën

Parlamenti australian miratoi të mërkurën projektligjin për legalizimin e marijuanës mjekësore. Ndryshimet në Aktin e Drogave Narkotike do të lejojnë rritjen e kanabisit në mënyrë të ligjshme për qëllime mjekësore dhe shkencore, për herë të parë në Australi.

“Kjo është një ditë historike për Australinë dhe për shumë avokatë të cilët kanë luftuar gjatë për të sfiduar opinionin e keq rreth produkteve medicinale të kanabisit, në mënyrë që pacientët të mos të trajtohen si kriminelë”, tha ministrja e Shëndetësisë Sussan Ley, në një deklaratë.

“Kjo është një pjesë që mungonte në rrugëtimin e gjatë të trajtimit të pacientit dhe tani do të shihni prodhimin dhe kalimin e produkteve medicinale të kanabisit, nga ferma në farmaci”, shtoi ajo.

Vendimi erdhi pikërisht një vit pasi 25-vjeçari Daniel Haslam humbi jetën nga kanceri në zorrën e trashë. Haslam përdori marijuanë mjekësore për të lehtësuar dhimbjet e tij dhe të përzierat, para se të vdiste në shkurtin e kaluar.

Nëna e tij, Lucy, inicioi krijimin e një grupi advokimi për kanabisin mjekësor të quajtur, “Të bashkuar në mëshirë”, dhe nisi një peticion për ta bërë kanabisin mjekësor të ligjshëm.

Senatori australian, Richard Di Natale, risolli historinë e Haslam-it para Parlamentit të mërkurën.

“Është tepër me vend që sot ne jemi duke kaluar këtë projektligj, i cili është një hap para, drejt marrjes së kanabisit mjekësor për njerëzit si Dan”, tha Di Natale.

“Ju falënderoj Lucy për çdo gjë që keni bërë. Ju lutem, e di se dhimbja e familjes suaj dhe vuajtjet nuk ka qenë të kota dhe kjo është një trashëgimi që Dan do të lërë këtu në Parlament”.

Pacientët e tjerë në Australi e përgëzuan qeverinë për arritjen e së mërkurës.-transmeton arbresh.info. Një banore australiane, Narelle Reimers tha se, do të dëshironte ta kishte përdorur marijuanën mjekësore kur ishte duke luftuar me kancerin.

“Si një e mbijetuar nga kanceri unë mund ta kisha përdorur marijuanën mjekësore në kohë, për të lehtësuar dhimbjen, ankthin, ndjenjën e dëshpërimit, trishtimin, merakun, pagjumësinë etj”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Doktori Sanjay Gupta tha se, është koha për një revolucion të marijuanës mjekësore. Por, ndërsa bima e kanabisit tani mund të rritet në mënyrë të ligjshme në Australi, ende nuk është e qartë se kur kjo bimë do të jetë gati për përdorim nga pacientët që kanë rekomandim dhe recetë nga mjeku. Licencat e prodhimit dhe rregullat për shitjen e saj do të duhet të aplikohen përpara se prodhimi i saj të fillojnë.

Ministri i Shëndetësisë u kujtoi njerëzve se ndryshimet në ligj, nuk do të prekin marijuanën që përdoret për qëllime rekreative, e cila mbetet ende e paligjshme.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *