Home / Lajme / Botë / Australia paralajmëron Indonezinë për sulm të mundshëm terrorist
WASHINGTON (AA) - Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kina arritën marrëveshje që kurrë të mos lejojnë që Koreja e Veriut të posedojë armë bërthamoreç ( Özüm Yalkın - Anadolu Ajansı )

Australia paralajmëron Indonezinë për sulm të mundshëm terrorist

Qeveria e Australisë të enjten paralajmëroi për mundësinë se terroristët janë në fazën përfundimtare të përgatitjes së sulmit në Indonezi, prandaj paralajmëroi pasagjerët që të marrin masa të mëdha gjatë vizitave në vendet e Azisë Juglindore, duke përfshirë destinacionin e famshëm turistik Bali, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë ka lëshuar një paralajmërim për udhëtarët në të cilën thuhet se ekzistojnë tregues se sulmi është në fazën përfundimtare. Pasagjerët janë këshilluar të jenë të kujdesshëm në vendet e lutjes dhe gjatë pushimeve. Ministria nuk ka ngritur nivelin e alarmit për australianët që udhëtojnë në Indonezi.

Paralajmërimi erdhi vetëm disa ditë pasi Australia paralajmëroi për mundësinë e një sulmi në Kuala Lumpur, qytetin më të madh në Malajzi.

“Vazhdojmë të marrim informacione të cilat tregojnë se terroristët po planifikojnë sulme në Indonezi. Sulmi mund të ndodhë në çdo kohë dhe kudo”, theksohet në paralajmërim.

Në vitet e fundit, forcat antiterroriste të Indonezisë kanë qenë të suksesshme në luftën kundër grupit ekstremist Jemaah Islamiyah, përgjegjës për disa sulme, përfshirë sulmin në Bali në vitin 2002, ku u vranë 202 persona. I njëjti grup ishte përgjegjës për sulmin në Xhakartë në vitin 2009, kur u vranë shtatë persona.

Qeveria indoneziane organizatën terroriste DAESH e ka shpallur si kriminale, por ekziston frika se militantët nga jashtë do të kthehen në vend dhe do të organizojnë sulme. Sipas vlerësimeve të qeverisë, më shumë se 600 shtetas të Indonezisë janë bashkuar me DAESH-in në Siri dhe Irak.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *