Home / Kryesoret / Avancojnë punimet për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan
TIRANË (AA) – Avancojnë punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë së Tiranës e cila kur të përfundojë do të jetë më e madhja jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë por në të gjithë Ballkanin. Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) inxhinieri dhe njëkohësisht drejtuesi i punimeve në ndërtimin e kësaj vepre madhore Hüseyin Şentürk u shpreh se janë duke punuar në përputhje me programin e tyre. ( Olsi Shehu - Anadolu Ajansı )

Avancojnë punimet për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan

Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë e cila kur të përfundojë do të jetë më e madhja jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë por në të gjithë Ballkanin, po ecin me ritme të shpejta. Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) inxhinieri dhe njëkohësisht drejtuesi i punimeve në ndërtimin e kësaj vepre madhore, Hüseyin Şentürk, u shpreh se punimet kanë avancuar dhe se janë duke punuar në përputhje me programin e tyre.

Duke vënë në dukje se deri më tani kanë punuar në katet e poshtme të xhamisë të cilat do të funksionojnë si parking dhe mjedise të tjera si sallë konferencash, zyra, etj, Hüseyn thekson se: “Tashmë jemi duke punuar me kolonat ku më pas do të vazhdojmë me qemeret dhe për të ardhur më pas me hedhjen e betonit të kubesë. Sipas programit tonë deri në qershor duhet të kemi hedhur betonin e kubeve. Me energjinë dhe formën që kemi sot mendoj që deri në atë datë do të arrijmë ta përfundojmë. Normalisht koha me shi na pengon pak për të punuar, por këtë kohë e zëvendësojmë duke punuar më shumë gjatë ditëve kur koha është me diell”.

– Qytetarët tashmë arritën të besojnë se kjo xhami po ndërtohet-

Hüseyn shprehet se deri më tani kanë punuar në brendësi dhe në katet e poshtme. “Edhe pse dihej që ishim duke punuar, nuk dukej gjë nga jashtë. Tashmë njerëzit që kalojnë arrijnë të shohin me sy të lirë se çfarë po ndodh këtu. I bien derës dhe pa reshtur na përshëndesin duke u gëzuar se punimet po ecin me ritme të shpejta. Qytetarët e Tiranës tashmë arritën të besojnë se ndërtimi i kësaj xhamie po bëhet. Normalisht pas atyre shumë kohëve me probleme dhe shumë pikëpyetjesh se nëse do të bëhet apo jo dhe nëse Turqia do ta ndërtojë ose jo. Në këtë fazë të gjithë besuan që Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë këtë xhami po e bën. Edhe puna jonë këtë e tregon më së miri”.

– Të drejtosh punimet në xhaminë më të madhe në Ballkan, një privilegj-

Ndërkohë në lidhje me praninë e tij në këtë projekt Hüseyn shprehet: “E ndjej veten shumë të privilegjuar që punoj dhe drejtoj punimet në xhaminë e cila do të jetë më e madhja në Ballkan. Kjo është një dhunti e Allahut dhe që nuk mund ti bëhet risk çdo personi. Të shërbesh dhe të japësh kontributin për ndërtimin e një objekti të tillë është një ndjesi shumë e rrallë dhe e bukur. Të punosh dhe të japësh sadopak kontributin për një vepër të tillë e lumturon njeriun. Fakti që do të jetë më e madhja në Ballkan më bën akoma më të privilegjuar”.

Xhamia e Namazgjasë e cila konsiderohet si më e madhja në Ballkan është duke u ndërtuar në rreth 10 mijë metra katrorë dhe se 3250 prej tyre janë pjesë fizike të ndërtimit.
Në kompleksin e Xhamisë së Namazgjasë do të ketë hapësira për zyra, bibliotekë dhe sallë konferencash. Ndërkohë në këtë xhami do të mund të kryejnë ritet e tyre fetare rreth 5 mijë besimtarë. Pranë xhamisë do të ndërtohet edhe një muze i cili quhet ndryshe edhe si “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *