Home / Lajme / Botë / Avionët rusë bombardojnë qendrën e Halepit
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarake rusë në disa lagje të Halepit qendror, kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh personash. ( İbrahim Ebu Leys - Anadolu Ajansı )

Avionët rusë bombardojnë qendrën e Halepit

Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarake rusë në disa lagje të Halepit qendror, kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh personash, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Halep, mësohet se avionët luftarak të ushtrisë ruse kanë bombarduar disa lagje të Halepit. Të plagosurit u transferuan në spitalet përreth, ndërsa ka patur edhe dëme të madha materiale në vendbanimet.

Ndërkohë aktivistët lokal në Halep, duke theksuar se avionët rusë kanë sulmuar edhe një fshat në veri të qytetit, thanë se: “Helikopteri i regjimit me mbështetjen ajrore ruse, sulmoi me bombë fuçi në lagjet Hajjan dhe Hrejtan dhe qarkun Anadan të cilat gjenden në qendër të qytetit”.

Gjithashtu lexo

Pas incidenteve në Sharlotsvil, Facebook i mbylli profilet e të djathtëve

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram i  shkyçën profilet e djathtistëve ekstremistë që merrnin pjesë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *