Home / Lajme / Botë / Avionët rusë sulmojnë spitalin në Idlib, 14 të vdekur
IDLIB (AA) - Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarak rusë ndaj spitalit i cili mbështetet nga organizata “Mjekët pa Kufi” në lagjen Maret el Numan të qytetit Idlib që është nën kontrollin e opozitarëve kanë humbur jetën 14 persona prej të cilëve 5 janë punonjësit e shëndetësisë dhe 30 persona mbetën nën rrënoja. ( Muhammed Karkas - Anadolu Ajansı )

Avionët rusë sulmojnë spitalin në Idlib, 14 të vdekur

Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarak rusë ndaj spitalit i cili mbështetet nga organizata “Mjekët pa Kufi” në lagjen Maret el Numan të qytetit Idlib që është nën kontrollin e opozitarëve kanë humbur jetën 14 persona prej të cilëve 5 janë punonjësit e shëndetësisë dhe 30 persona mbetën nën rrënoja, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtar i mbrojtjes civile në lagjen Maret el Numan, Ömer Ulvan, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarak rusë ndaj spitalit humbën jetën edhe punonjësit e shëndetësisë.

Duke njoftuar se nga sulmet janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në spital, Ulvan shtoi se ekipet e mbrojtjes civile u përpoqën për të nxjerrë të plagosurit nën rrënojat me ndihmën e makinerive të rënda.

Ndërkohë, sipas informacioneve të marra nga burimet lokale gjatë transportit të të plagosurve në spitalin Vatan, edhe ky spital është qëlluar nga avionët luftarak rusë. Ende nuk ka informacion për të vdekur apo të plagosur.
Organizata “Mjekët pa Kufi” ka bërë një deklaratë me shkrim ku kishte bërë të ditur se spitali këtë mëngjes u qëllua 4 herë në dy kohë të ndryshme dhe se së paku 8 punonjës të spitalit janë të humbur. Gjithashtu në deklaratën theksohet se: ”Dënojmë këtë sulm të qëllimshëm ndaj institucionit shëndetësorë. Shkatërrimi i këtij spitali në Idlib ka privuar 40 mijë persona nga shërbimet spitalie”.

Gjithashtu lexo

KSHZ sot fillon zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot hap procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *