Home / Kryesoret / Avokati i Popullit në Kosovë bëhet me zyrë
Qeveria e Kosovës sot ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për sigurimin e hapësirave të punës për Avokatin e Popullit, duke plotësuar edhe një nga rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në emër të Qeverisë së Kosovës, memorandumin e ka nënshkruar ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe nga ana tjetër, për Institucionin e Avokatit të Popullit ka nënshkruar Hilmi Jashari, Avokati i Popullit. Foto: Mahir Yagcilar - Ministri i Administratës Publike (L) Hilmi Jashari - Avokati i Popullit (2nd L) Ramadan Ilazi - Zëvendësministri i Integrimit Evropian, (2nd R) Samuel Zhbogar - Shef i Zyres se Misionit te Bashkimit Evropian ne Kosove (R) ( Ministria e Integrimit Evropian te Kosoves - Anadolu Ajansı )

Avokati i Popullit në Kosovë bëhet me zyrë

Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike, sot ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për sigurimin e hapësirave të punës për Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, memorandumin e ka nënshkruar ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe nga ana tjetër, për Institucionin e Avokatit të Popullit ka nënshkruar Hilmi Jashari, Avokati i Popullit.

Përmes këtij memorandumi palët janë pajtuar që hapësirat ekzistuese në ndërtesën e ish-Bankës së Lubjanës në Prishtinë, të ofrohen për akomodimin e Institucionit të Avokatit të Popullit, me çka është plotësuar edhe një nga rekomandimet e mbetura për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *